Marketingu i suksesshem ne Internet eshte nje perberes kritik per bizneset. Ne ju ofrojme sherbimet e meposhtme per t'ju ndihmuar ne krijimin e nje prezence te re tuajen ne web. Rezultatet e arritura mund te jene te pabesueshme.

NDERTIM WEBSITI
UPDATE-IM DHE MIREMBAJTJE TE WEBSITIT
STRATEGJI PER MARKETIMIN E BIZNESIT DHE PLANIFIKIM
OPTIMIZIM NE MOTORET E KERKIMIT
RIDIZENJIM I FAQEVE WEB
SHERBIME GRAFIKE

Njekohesisht, nepermjet bashkepunimit me Kompanine Gjermane te Internetit HXH, ofrohen adresa Interneti (te tipit .com, .org, .net etj.) si dhe hostim ne server.

Websiti juaj ndertohet ne perputhje me imazhi e biznesit tuaj - ne nuk perdorim template te formuara me par per krijimin e websitit tuaj te ri. Ne te shumten e rasteve perdoren logoja ekzistuese, ngjyrat, fontet dhe imazhi i perdorur ne materialet tuaja ekzistuese te marketingut, me disa modifikime te nevojshme per web-in.

NDERTIMI I WEBSITIT perfshin:

Analizimin e grupit te perdoruesve dhe nevojat e biznesit per websitin tuaj
Zhvillimin e nje teme per websitin
Arkitektura e websitit
Dizenjimi/Ridizenjimi i faqeve te websitit
Vendosja e permbajtjes (foto, grafike, tekste, formulare, etj)
Imazhet stadarte per navigimin e websitit
Hapja e adresave te e-mailit

Ne ju asistojme ne te gjitha etapat derisa websiti juaj te jete plotesisht funksional dhe i perdorshem ne Internet (kjo perfshin zgjedhjen dhe regjistrimin e nje adrese ne Internet, paketen e hostimit, etj.) Ne shumicen e rasteve websitet mund te perfundohen dhe lancohen brenda 10 diteve.

Kur websiti juaj te kete perfunduar se ndertuari, ka perseri ndryshime te cilat do behen here pas here sipas nevojave tuaja per te shtuar fotografi te reja ose informacion perkates ne perputhje me rritjen dhe ndryshimin e biznesit tuaj. Websitit mund ti shtohen instrumenta te reja sipas kerkesave te klienteve tuaj. Ndryshimet e websitit mund te behen nga ne, ose dhe nga stafi juaj nese kane njohuri mbi kompjuterat dhe Internetin.

Optimizimi ne motoret e kerkimit eshte nje etape shume e rendesishme, e cila ben te mundur qe websiti juaj te gjendet nga te gjithe ata perdorues qe bejne kerkim ne Internet. Optimizim eshte procesi qe ben websitin tuaj te gjendet nga World Wide Web. Sherbimet baze te optimizimit ne motoret e kerkimit ofrohen FALAS me cdo ndertim websiti.

Ne ofrojme sherbime strtategjike marketingu te cilat sherbejne jo vetem per websitin e firmes suaj. Ne bashkepunojme me ju per te percaktuar ofertat me te mira te produkteve te firmes suaj, ate se cfare e ben firmen tuaj te vecante dhe menyren si mund te prezantohet kjo me efektivitet.

Nese keni nje website i cili ka ekzistuar per disa kohe por qe nuk ka dhene shume rezultate, ne mund te analizojme efektivitetin e websitit tuaj me profesionalizem duke dhene te gjitha rekomandimet per permiresimin e tij.

Sherbimet grafike kane te bejne me perpunimin e fotografive dixhitale, ndertimin e logos dhe punime te tjera artistike, ndertimin e prezantimeve dinamike ne Flash si dhe percaktimi i temes se pergjithshme grafike per websitin tuaj. Ne varesi te imazhit qe ju kerkoni te keni per biznesin tuaj, ka mundesi te pafundme paraqitjeje grafike.

 

 

 

 

 

 


[Sherbimet]

[Portofolio]

[Kontaktoni]

 
 
 

kthehuni siper